
Mbi 150 objekte kulturore janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në 4 muajt e luftës në Ukrainë, sipas UNESCO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shkencën, Arsimin dhe Kulturën.
Sipas kontrolleve të kryera nga ekspertët, 52 objekte kulturore janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht nga luftimet.
Midis tyre 50 objekte fetare, 30 ndërtesa historike, 18 qendra kulturore, 15 monumente, 12 muze dhe 7 biblioteka.
Tre të katërtat e dëmeve të regjistruara pas 24 shkurtit, data e fillimit të pushtimit rus, janë të përqendruara në tre rajone. Në Donetsk (45 vende të goditura), Kharkiv (40) dhe Kiev (26), shpjegon UNESCO.
Këto sulme të përsëritura ndaj vendeve kulturore të Ukrainës duhet të ndalen, trashëgimia kulturore, në të gjitha format e saj, duhet të asnjë rast të mos jetë në shënjestër.



