
Turistët që do të zgjedhin të shkojnë në parkun kombëtar të Divjakës do të duhet të paguajnë një faturë prej 150 lekësh. Të enjten, firma që ka fituar tenderin për vendosjen e traut në rrugë ka nisur punimet për vendosjen e tij, edhe pse nuk kishte një leje përkatëse. Vizitorët në këtë park thonë se këto janë kosto shtesë dhe se u duhet të mendohen para se të nisen për në Divjakë.



