Lëvizja Socialiste për Integrim fton Kuvendin e Shqipërisë të shqyrtojë ligjin e koncesioneve në mënyrë që të mos ketë më lajme të zeza për shqiptarët.
Pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se projekti 1 miliard euro, paraqet risqe të konsiderueshme fiskale, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkon monitorimin e ekonomisë pasi e ardhmja është e errët.
“Fondi flet qartë se projekti madhor 1 milionë eurosh është as më shumë as më pak një lajm i zi për shqiptarët e i bardhë për oligarkët e pushtetarët.
Kuvendi i Shqipërisë e ftoj të mos e zgjasë më historinë qesharake të mos konsultimit, mosmarrjes në shqyrtim të ligjit të koncesioneve në mënyrë që të mos kemi më lajme të zeza pë shqiptarët”
Qeveria që dikur krenohej se do të kishte borxhe zero sot ka jo më pak se 120 milionë euro ndaj bizneseve. Kjo situatë sa vjen e rëndohet pasi dhe vizioni i ekonomisë është krejtësisht i kufizuar pa vizion e projekte të reja.
Ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorim. Bëhet fjalë për një ekonomi shumë të dyshimtë që ecën para drejt një të ardhmeje ekonomike shumë të dyshimtë ”



