
Një lajm i mirë vjen për Kosovën, ku Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, i njohur ndryshe si LIBE, votoi ditën e sotme pro liberalizimit të vizave.
Me 48 vtoa pro, 7 kundër dhe 3 abstenimi, Komiteti i hapi rrugë votimit që pritet të ndodhë në vijim në Parlamentin Europian.
Mirëpo nuk dihet ende data se kur do të kalojë për votim në PE, kur seanca e parë nis më 16 janar.
Pasi të sigurojë votën në Parlamentin Europian, do të jetë Këshilli i Ministrave në BE që do të votojnë për liberalizimin e vizave me Kosovën, i vetmi vend në Ballkan që ka ende kufizime me lëvizjen.
Përgjegjës për raportim lidhur dosjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, është ngarkuar nga PE, deputeti holandez Thijs Reuten.



