Kompania amerikane Novovax po punon për një vaksinë të dyfishtë e cila mbron nga koronavirusi dhe nga gripi sezonal. Sipas kompanisë, provat klinike të kafshëve kanë pasur rezultate pozitive. Brejtësit dhe qelbësit që morën bashkimin e vaksinave VX-CoV2373 dhe Nanoflu, shfaqën antitrupa nga koronavirusi dhe viruset gripale.
Të dy vaksinat e mundshme po testohen aktualisht në prova të veçanta klinike në njerëz, por ende nuk janë aprovuar. Në një studim të fazës së 3-të në Britaninë e Madhe, vaksina e koronës tregoi 100 përqind efektivitet kundër rasteve të rënda të Covid-19 dhe një efektivitet prej 96.4 përqind për rastet e lehta, të moderuara dhe të rënda të sëmundjeve me variantin e zakonshëm të virusit. Sidoqoftë, mbrojtja nga varianti i Afrikës së Jugut ishte dukshëm më e ulët.
Shefi i Novavax për hulumtimet dhe zhvillimet Gregory Glenn, tha të hënën se në mes të pandemisë së koronavirusit, kishin rënë infektimet me gripin sezonal. Megjithatë, gripi përfaqëson ende një rrezik të madh shëndetësor. Vaksina e dyfishtë mund të bëhet një instrument i rëndësishëm në të ardhmen në luftën afatgjatë kundër koronavirusit dhe gripit sezonal.



