
Partia Demokratike dorëzon në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, ankimimin e vendimit për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të mbajtur nga Sali Berisha.
Ankimimi vjen nga pjesa e Partisë Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes së dhënë nga Lulzim Basha.
Dorëzimi i kërkesës për ankimimin e vendimit u bë mesditën e sotme.
Me vendimin e dhënë rreth një javë më parë në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej statusi i ri, dhe drejtimi i partisë nga Komisioni i Rithemelimit, deri në Kuvendin e 30 prillit.



