Lulzim Basha nuk ka qënë i vetmi nga opozita me të cilin ka komunikuar Ndihmes Sekretarja e Shtetit Amerikan Victoria Nuland. Ajo ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ish Kryeministrin Berisha ku i ka komunikuar rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi.
Nga ana tjetër Berisha mësohet të ketë thënë se miratimi i sajë është i mundshëm nëse qeveria merr parasysh dy rekomandimet e opozitës për votimin digital dhe arkitektura e institucioneve te drejtësisë.



