
Dy shoqet e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” treguan për mikrofonin e MCN Live se ato nuk kishin asnjë dijeni për konfliktet mes të miturve.
Sipas dy vajzave, në gjimnaze duhet të ketë më shumë se një oficer policie.
Njihem me Martinin që kur kam qenë fëmijë. Më morën në telefon dhe s’ mund ta besoja, thashë mos po bëjnë ndonjë lojë.
Martini ishte djalë i mirë, nuk merrej me sherre. E këshilloja dhe unë të mos merrej me këto gjëra. Ishte shumë shakaxhi dhe nuk lëndonte askënd. Nuk më ka shprehur asnjë shqetësim për sherrin që ka pasur me bashkëmoshatarin. Unë kam ndërruar shkollë, më tha kur do të takohemi se më ka marrë malli. Martini nuk më ka treguar që ka pasur konflikt me dikë.
Na kontrollojnë për telefonat, cigaret, pijet alkoolike.
S’kam fjalë. Nuk e njoh autorin. Nuk e dija që e kishim në shkollë.
Martini ishte djalë i veçantë në çdo aspekt. Ishte shumë i qeshur dhe nuk i shfaqte problemet. Mund të ishte shumë i trishtuar por gjithmonë ishte i qeshur.
Ne kontrollohemi për telefonat dhe nëse ka ndonjë rast sherri na vijnë në klasa dhe na kontrollojnë. Duhet të shtohen kontrollet sidomos në gjimnaze duhet të ketë më shumë se 1 oficer sigurie. Duhet të jemi të paktën të sigurt në shkollë.



