Çipi: Nuk ka prova që e lidhin Tyler Robinson me vrasjen e Charlie Kirk

Çipi: Nuk ka prova që e lidhin Tyler Robinson me vrasjen e Charlie Kirk

Analisti Kastriot Çipi tha në studion e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se nuk ka prova që e lidhin Tyler Robinson me vrasjen e Charlie Kirk.

Nuk ka prova që e lidhin Tyler Robinson me vrasjen e Charlie Kirk. Prindërit e Robinson nuk kanë folur për mediat. U bënë dy javë që nuk flasin. Prindërit i kanë thënë Tyler Robinson që fotografitë që ka shpërndarë FBI ngjajnë me ty.

Përse FBI-ja nuk e jep videon e plotë të vrasjes së Charlie Kirk. Kamera ka qenë e vendosur në mënyrë të tillë që e shihte të gjithë tarracën. Në video shohim Tyler Robinson që vrapon dhe shkon në cep, dhe nuk ka pushkë në dorë.

Janë për t’u analizuar të gjitha pamjet e celularëve të njerëzve atje. Kur të mblidhet të gjitha të krijohet sekuenca.

Nuk e kam thënë që nuk është ai autori. Kam thënë që nuk shoh prova që është ai.

Që kur FBI bëri deklaratën dhe tha vrasësi ka punuar i vetëm, këtu filloi dyshimi. Është kopjo dhe ngjit skenari i vrasjes së John Kennedy-t para 62 vitesh. Ka lidhje se dhe atë ditë FBI tha vrasësi ka vepruar i vetëm. Si e gjeti që ka vepruar i vetëm, se i bie që ka mbyllur hetimin. Tani thonë që do kontrollojmë dhe ca grupe LGBTQI që mund të kenë pasur dijeni. 

Duke fshehur vrasësin e vërtetë fsheh motivin e vërtetë të vrasjes.

Të gjithë miqtë e tij që e kanë njohur nga afër thonë që ka pasur një marrëdhënie shuë të vështirë me Izraelin që nga fillimi i sulmit. 

Çfarë çudie ka që të jetë FBI e përfshirë? Pse nuk e ka bërë më parë? Nuk ka vrarë CIA? Nuk ka vrarë FBI. Trump nuk ishte i interesuar për vrasjen po s’ ka çfarë të bëjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy