"Ka raste kur vaksina kineze s’ka krijuar antitrupa", Mezini: Do qëndroja tek vaksinat e certifikuara

"Ka raste kur vaksina kineze s’ka krijuar antitrupa", Mezini: Do qëndroja tek vaksinat e certifikuara

Gazetari Ylli Rakipi citoi mbrëmjen e sotme përmes emisionit që moderon në MCN TV, “Të Paekspozuarit” raste kur vaksina kineze s’ka krijuar antitrupa tek ato që janë vaksinuar në Dubai dhe sipas tij është dashur të marrin një dozë të tretë. Lidhur me këtë rast politikani Petrit Vasili tha se prodhuesit kinezë thonë se nuk kanë një fazë të tretë, ndryshe nga ç’ka bërë Amerika me vaksinat që ka shpërndarë. Ndërkohë mjeku Arjan Mezini tha se “do të qëndronte tek vaksinat e certifikuara”, duke përjashtuar kështu vaksinën kineze që ka ardhur në Shqipëri dhe është e pacertifikuar nga EMA.

Pjesë nga diskutimi:

Rakipi: Ka pasur raste që me vaksinën kineze nuk janë krijuar antitrupa dhe është dashur një dozë e tretë...

Vasili: Fauci u shpreh publikisht për AstraZenecan dhe iu kërkuan të dhëna shtesë në mënyrë që vaksina të qarkullojë. Prodhuesit kinezë thonë se nuk kanë një fazë të tretë. Po s’u arritën antitrupat me një dozë të tretë çfarë do bëjmë, një të katërt?

Mezini: Unë do qëndroja tek vaksinat e certifikuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy