Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus”, komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV deklaratat e Gabriel Escobar-it mbi Sali Berishën, duke u shprehur se zyrtari i lartë amerikan tha që vendimi për non grata-n është institucional.
Papa shtoi se ai nuk vepron si diplomat, pasi diplomatët kanë një rregull strikt që të mos jenë me asnjë parti politike.
Po ashtu Papa tha se amerikanët janë të pakënaqur me Ramën dhe sipas tij ata po godasin tani edhe majtës, prandaj kryeministri i Shqipërisë nuk mori një ftesë në tryezën ku ishte Escobar. Papa tha se qartazi amnistia fiskale po kundërshtohet nga amerikanët, pasi ka informacione për pastrimin e shumave të mëdha të parave që vijnë nga Turqia.
Radio Zëri i Amerikës është një radio që në Amerikë nuk dëgjohet. Escobar është zyrtar që se kam parë në kanale lajmesh cilësore amerikane, dhe natyrisht do vazhdojë linjën e shefit të tij Blinken ndaj Berishës edhe pse kanë kaluar një vit e gjysëm, pa provuar asnjë fakt për atë që quhet dosje. Nëse Kongresi do merret nga republikanët do ketë hiring ndaj tij, ndaj politikës amerikane në Ballkan dhe në Shqipëri. Nuk vepron si diplomat, sepse diplomatët kanë lidhje me qeverinë dhe me të gjithë spektrin politik, por me një rregull strikt që të mos jenë palë me asnjë parti politike. Ai ka thënë që s’mbështesim asnjë individ të veçantë, asnjë forcë politike, por aspiratat e popullit shqiptar, në këtë rast gjuha e tij është ndryshe. Nuk kam idenë se ka thënë është vendim politik. Ka thënë është një vendim institucional. Këtë e pranoj, sepse për një non grata zyrat në DASH kanë një procedurë për të arritur te tryeza e Blinken. Por gjithëkush që ndjek politikën e di që në Shqipëri të dy krahët e politikës janë të korruptuara. Nëse ti godet nga një krah dhe jo nga krahu tjetër, krijon kundërshti nga një masë, kjo turpëron politikën amerikane. Duket se ata po lëvizin edhe nga e majta duke refuzuar të ftojnë Ramën në këtë tryezë ku ishte Escboar.
DASH është një elitë e ideologjisë së majtë, që rrinë në vendin e punës 30-40 vjet. U orvat shumë Trump ta shkatërronte por nuk është e lehtë për 4 vjet. Që nga 95-96 DASH ka qenë vëllazëror me të majtën shqiptare, dhe ka goditur dhe ka spostuar atë që quhet qendra e djathtë nacionaliste dhe sovraniste, këtu ka ndikim edhe Soros që merr miliona dollarë nga DASH dhe i përdor me institucionet e tij. Nuk marr përsipër të mbroj Berishën dhe Metën për korrupsion, por duke qenë i ftohtë mendoj që amerikanët do godasin nga të dy palët.
Sipas Papës Meta dhe Berisha e kanë matematikisht të mundur fitoren në bashkinë e Tiranës, ku votuesit s’janë të kënaqur me Veliajn dhe faktin që në kryeqytet pastrohen shuma të mëdha parash.
Meta ka gjynahet e tij, por ka lëvizur. Dihet që bashkinë ia dha Veliajt pikërisht Meta se bashkoi votat. Nëse do jetë me Berishën, nga ana matematikore logjika është që bashkia e Tiranës do ndjek rrugën e Shkodrës. Votuesit s’janë të kënaqur me ndërtimet pa kuptim, rreth 600 milionë dollarë pastrim parash. Asnjë nga ata s’ka thënë që është anti-amerikan. Vota është ajo që vendos. Nuk mund t’i thuash një votuesi mos shko pas këtij, këtë nuk e thua dot këtu në Amerikë.
Në DASH dihet që shumë votojnë për demokratët. Akuza për korrupsion ka Biden, Trump, por deri në çastin që s’është provuar nga gjykata s’mund t’i thuash... Kemi këto troje nga ata, por kjo s’do të thotë që ata që e mendojnë veten nga qendra e djathtë të qëndrojnë kokëulur dhe të mos kundërshtojnë. E keqja e madhe kush është, Berisha apo Rama? Përgjigjja e kësaj jep rrugëzgjidhjen. Amerikanët kanë dhënë 2 mld dollarë ndihma nga 92-shi dhe këtej. Reforma në drejtësi është kryer nga amerikanët, është përgjegjësi e tyre.
Rama tregohet autokrat, gjysmë diktator me batuta fëminore ndaj ambasadores amerikane dhe ajo e ka hequr nga ftesa. Kjo është një goditje për të. Edhe me Ramën amerikanët s‘janë të kënaqur. Dihet korrupsioni i tij. Rama e ka kuptuar që raportet e nxira për korrupsion vijnë nga ambasadorja Kim. Çdo takim me amerikanët për ne është pozitiv. Që Shqipëria është pjesë e strategjisë amerikane kjo nuk diskutohet. Është ideja për zhvendosje të Ramës nga Erdogan, duke ftuar arabët në Durrës, me ‘Open Balkan’, ata duan të thonë që kjo tokë është tokë e ndikimit amerikan. Rama bie ndesh me strategjinë e madhe amerikane. Amerikanët në diplomaci është e vështirë t’i kuptosh. Ata janë aleati ynë më i madh dhe s’duhet të prishemi kurrë me ta, por ajo që vendos është vota. Rama e ka ditur për takimin në Uashington, pa diskutim. Ky lloj reagimi i tij i kthehet në bumerang.
E keqja është me liderët shqiptar, ai takon Macron i duket vetja president i Francës, harron që është kryeministri i një vendi me 2 milionë votues, dhe harron që pa shtete të mëdha ekonomia i merr fund. Aleatët tanë të mëdhenj janë Amerika, Gjermania dhe Turqia, por jo me metodat autoritare të Erdoganit. Duket qartë amnistia fiskale po kundërshtohet nga amerikanët. Pastrohen para edhe nga Turqia, flitet për shuma të mëdha. Nuk mund të mbahet pushteti në këtë mënyrë



