Zgjedhjet në Tetovë, Ibrahimi: Dorëheqja e Selës mund të sjellë diçka të re në ASH! BDI po shënon rënie, duhet ndryshim

Zgjedhjet në Tetovë, Ibrahimi: Dorëheqja e Selës mund të sjellë diçka të re në ASH! BDI po shënon rënie, duhet ndryshim

Për analistin Selim Ibrahimi rezultati i ASH në zgjedhjet në Tetovë ka qenë katastrofal dhe ka ardhur si pasojë e problemeve organizative që kjo parti ka pasur vitet e fundit në këtë qytet.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Ibrahimi tha se dorëheqja e Selës mund të sjellë diçka të re në partinë Aleanca për Shqiptarët duke shtuar se ka figura karizmatike që mund të sjellin freski dhe organizim sidomos në disa komuna ku ka probleme të theksuara.

Mendoj që ASH  në dy vitet e fundit ka pasur probleme organizative në Tetovë dhe në çështje të tjera të nëndegëve që ndikuan në këtë rezultat katastrofal. Dorëheqja e Selës duhet të ndiqet nga partitë e tjera nga liderët. Po nuk besoj se BDI do marrë ndonjë veprim për humbjen. Dorëheqja e Selës mund të sjellë diçka të re në ASH, kemi figura karizmatike si  Dauti që mund të sjellin një freski dhe organizim të ri sidomos në Tetovë e vise të tjera si Gostivar, Strugë, Dibër ku ka mungesë të theksuar të organizimit.

Sela duhet të qëndrojë në këtë vendim, çdo kthim pas do të ishte diskreditim i figurës së tij. Çdo tërheqje e Selës do të ishte një lëvizje jo serioze dhe do ja humbte vlerat si politikan. Sela duhet ta lërë vendin politikanëve të tjerë që mund të ndihmojnë në ringjalljen e partisë. Lëvizja Besa e ASH ka mundësi që me bashkëpunim të kundërshtojnë BDI në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet janë të nevojshme si në ASH dhe BDI.

Ndërkohë përsa i përket edhe rezultateve të BDI, Ibrahimi tha se kjo parti ka pasur rënie të përkrahjes që nga zgjedhjet e tetorit të kaluar duke shtuar se duhen parë lëvizjet e ardhshme pasi Ahmeti duhet t’i ketë parasysh lëvizjet që do të bëjë.

BDI  nuk po përformon që nga zgjedhjet e tetorit të kaluar ka rënie të përkrahjes në Tetovë. Akuzat për dalje të ulët nuk qëndrojnë, partia u angazhua. Ahmeti ka parasysh ndryshimet që do bëjë në degët e Tetovës dhe hallka të tjera të partisë.

Partia e Ahmetit po shënon rënie dhe duhet parë lëvizjet e ardhshme. Ka kohë që opozita të radhitet me mirë në një garë me partinë e Ahmetin që duket se është i lënduar në Tetovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy