Aksident në seri në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës, kaos në qarkullim

Aksident në seri në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës, kaos në qarkullim

Një aksident në seri mësohet se ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim. Sipas burimeve nga vendngjarja, disa automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir.

 

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy