Serbia nis vaksinimin, 11 mijë persona deri në fund të javës

Serbia nis vaksinimin, 11 mijë persona deri në fund të javës

Serbia pritet të vaksinojë rreth 11 mijë qytetarë, ndër ta 8500 punonjës shëndetësorë pas pas marrjes së dozave të para të hënën.

Sipas autoritetetve shëndetësore janë marrë për përdorim masiv rreth 19500 doza të vaksinës Pfizer më të cilat do të vaksinohet kategoria e parë e punonjësve të shëndetësisë, si më të riskuarit në luftën me Covid.

Ana Ana Branbic  kryeministrja e Serbisë, ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës.

Mirsad Djerlek kryetari i komitetit për imunizimin bëri me dije se gjatë javës Beogradi pritet të përdorë edhe 2400 doza të vaksinës ruse "Sputnik V".

“Shpresoj që sot dhe në katër ditët e ardhshme, rreth 11.000 njerëz, përfshirë 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 njerëz në shtëpitë e pleqve do të marrin vaksinën”, i tha Gjerlek televizionit TV Prva. Sipas tij, siç raporton agjencia Beta, vaksinimi fillon sot (5 dhjetor) në 20 pika në Beograd si dhe qendrat klinike në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish dhe do të vazhdojë të premten, të shtunën dhe të dielën në shtëpitë e pleqve si dhe në të paktën dhjetë deri në 15 spitale të përgjithshme.

Djerlek tha se interesi është shumë më i lartë se sa pritej dhe vuri në dukje se është një shenjë e mirë që njerëzit në Serbi e kanë kuptuar se pa një vaksinë një fatkeqësi e tillë si COVID 19 nuk mund të kapërcehet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy