Biznesmeni libanez e ka marrë veten nga goditjet me shkop bejzbolli dhe së shpejti pritet të dalë nga spitali privat, ku qëndroi këto ditë. Nga ana tjetër, policia ka arrestuar një 26-vjeçar nga Durrësi si autorin e ngjarjes, duke i mëshuar pistës se sherri i 10 shtatorit ndodhi për shkak të gërvishtjes së makinave.
Por njëri nga 2 të rinjtë e shpallur në kërkim është i biri i një personi që pretendon pronësinë për një pjesë të tokës ku po ndërtohet resorti në Gjirin e Lalzit.



