Kosovë, nisma për shfuqizimin e Speciales i kalon qeverisë

Kosovë, nisma për shfuqizimin e Speciales i kalon qeverisë

Pavarësisht paralajmërimeve nga ndërkombëtarët, qeveria e Kosovës duket se nuk tërhiqet nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kryesia e Kuvendit ne mbledhjen e radhës vendosi t'i kalojë nismën qeverisë së Kosovës. “Kemi vepruar në bazë të rregullores së kuvendit, iniciativa iu ka dërguar për mendim Qeverisë.

Qëllimet politike i kemi s’ka pas nevojë askush të dalë nga mbledhja- u shpreh kryetari i Kuvendit kadri veseli, duke iu referuar bojkotit nga ana e Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Kryetari i kësaj të fundit Avdullah Hoti tha se qëndrimi i LDK-së për Specialen dihet. LDK-ja është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare-theksoi ai.

Ndërkohë më herët, konsulli i ambasadës amerikane Brian Corteville, paralajmëroi udhëheqësit e Kosovës se nëse nuk tërhiqen do të ketë masa. Në një intervistë për të përditshmen në Kosovë “Zëri”, Brian Corteville, tha se mosdhënia e vizave është njëra nga masat që mund të aplikohet.  Këtu, konsulli nuk konfirmoi nëse edhe refuzimi i vizës për kryeministrin Ramush Haradinaj ishte një masë e tillë paraprake.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy