Dekada më parë, punonjësit që ishin të detyruar të punonin jashtë, edhe kur temperaturat ishin shumë të ulëta konsumonin ushqime që i siguronin atyre shumë energji, e për rrjedhojë shumë nga ushqimet që hanin ishin të pasura me yndyrë.
Arsyeja ? Për të mbajtur temperaturën në 37°C, trupi ka nevojë për kalori, dhe për rrjedhojë yndyrë!
Sot nuk është më kështu, sepse ne kemi burime të mjaftueshme për të luftuar të ftohtin në mënyra të tjera përveç ushqimit.
Ekspertët thonë se ambientet e ngrohta dhe veshjet e duhura bëjnë të mundur shmangien e humbjeve të konsiderueshme të nxehtësisë.
Prandaj temperaturat e ulëta nuk vlejnë më si arsye për të konsumuar më ushqime me shumë yndyrë.
Por, çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë tani në dimër?
Ekspertët dhe dietologët këshillojnë konsumimin e ushqimeve të pasura me vitaminë C si frutat dhe perimet pasi stimulojnë mbrojtjen dhe forcimin e sistemit imunitar.
Po ashtu ushqimet e pasura me si omega 3 janë të këshillueshme në stinën e dimrit.
Por kjo nuk është e gjitha, në dimër rekomandohen edhe ushqime të pasura me fibra, si drithërat dhe bishtajoret.



