Pasaporta bullgare për “maqedonasit”/ Sterjovski: Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë falsifikimet e bëra (VIDEO)

Pasaporta bullgare për “maqedonasit”/ Sterjovski: Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë falsifikimet e bëra (VIDEO)

Përfaqësues të partive politike të Maqedonisë se Veriut kanë ngritur akuza të forta drejtuar shtetit shqiptar, në lidhje me presionet e vazhdueshme nga qeveria bullgare, e cila sipas tyre kërkon të asimilojë minoritetin maqedonas në Shqipëri.

Një nga akuzat kryesore ishte se institucionet shqiptare po lejojnë Bullgarinë të asimilojë këtë minoritet.

Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrimin Evropian, deklaroi për ‘MCN lajme’ se institucionet shqiptare e kane ndihmuar propagandën bullgare që në vitin 2017.

Kjo që po ndodh nuk tani, nuk ndodh tani por ka me vite që po ndodh. Në vitin 2017, ku nën presionin bullgar u njoh një minoritet inekzistent bullgar, ku u shtua me amendament artificial.

Në 11 cense nuk ka ekzistuar asnjë banor shqiptar nuk është vetdeklaruar si bullgar, që nga njohja ineksstenete  këtij minoriteti bullgar ka filluar propaganda agresive bullgar për krijimin artificialisht të këtij minoriteti dhe për fat të keq, autoritetet shqiptare e kanë lejuar këtë propagandë dhe e lanë ndihmuar me të njëjtën qëllim që të mos privohet Shqipëria në rrugën drejt integrimit evropian, por që në fund të fundit janë shkelur edhe konventat për minoritetet dhe ligjet shqiptare  në mënyrë korruptive u krijua një minoritet inekzistent.

Sterjovski thotë se duhet një hetim më i thelluar i institucioneve të drejtësisë shqiptare për këtë çështje pasi sipas tij nga bashkitë janë falsifikuar vërtetimet e banimit për shtetasit maqedonas që kanë marrë shtetësinë bullgare.

Ai kërkoi që autoritetet shqiptare të bëjnë një hetim të plotë, pasi, sipas tij, këto falsifikime janë bërë në territorin shqiptar, dhe përfshijnë funksionarë të nivelit të lartë, të cilët lejuan realizimin e këtij procesi.

Autoritetet shqiptare lejuan që autoritet bullgare te instalojnë anketuesin në zonat ku jeton komuniteti maqedonas përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas në zonët e Prespes, Gorës, Gollobordës, Vernik, edhe në qytetet ku kanë lëvizura ky komunitet dhe këtë falsifikim të këtyre shifrave që nuk eksiton të regjistrojë vet anketuesit. Edhe në rajonin e Gorës në Kosovë jetojnë i njëjti komunitet dhe aty nu e lejuan, kurse në zonën e Gorës në Kukës dolën 2200 bullgarë.

Autoritetet shqiptare duhet të bëjnë një hetim sepse këto janë bërë falsifikime ne territorin shqiptar ku janë bërë përfshirë direk autoritetet që u lejua ata që bën këtë janë funksionar shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy