Presidenti rumun nis konsultimet për qeverinë e re

Presidenti rumun nis konsultimet për qeverinë e re

Presidenti rumun Klaus Iohannis do të fillojë konsultime të reja për të formuar qeverinë të mërkurën, dy ditë pasi gjykata kushtetuese rrëzoi rizgjedhjen e kreut të Partisë Liberale Ludovic Orban si kryeministër.

Deputetët rrëzuan qeverinë tremujore të Orbanit në fillim të këtij muaji me një votë besimi të kryesuar nga opozita Social Demokratët (PSD), grupi më i madh parlamentar i vendit, njofton "Reuters".

Iohannis thirri menjëherë Orbanin për të formuar një qeveri të re, por PSD i kërkoi gjykatës që ta bllokonte këtë.

"Do të kërkoj konsulta të reja me partitë politike të mërkurën. Synimi im është t'i japim vendit një qeveri”, u ta Iohannis gazetarëve.

PSD argumentoi se një kandidat për kryeministër duhet të jetë në gjendje të formojë një shumicë parlamentare funksionuese dhe Orban, pasi humbi një votë mosbesimi, nuk e plotëson këtë kusht. Gjykata u pajtua, duke i kërkuar presidentit që "të vazhdojë të caktojë një kandidat të ri për punën e kryeministrit".

Riemërimi i Iohannis për Orban është parë si një dredhi për të sjellë zgjedhje të parakohshme, nëse parlamenti refuzon dy kabinete të propozuara të njëpasnjëshme brenda 60 ditëve. Partia e Orban është shprehur e sigurt për të fituar zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy