
E hëna shënon ditën e parë të vitit akademik. Rreth 83 mijë studentë nisin sot procesin mësimor. 22 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.
Edhe këtë vit, Fakulteti Ekonomik qëndron i pari në listën e degëve të preferuara, i ndjekur nga Shkencat Sociale dhe universitetet ku studiohet në degë të mësuesisë.
Ashtu si dita e parë e shkollës për ciklin parauniversitar, në Tiranë, nisja e vitit akademik ndikoi në rëndimin e trafikut.



