Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se garën për kreun e BKH-së e sheh si një betejë mes njerëzve që vijnë nga radha e Policisë së Shtetit dhe atyre që vijnë nga strukturat e drejtësisë. Sipas Dyrnjasë kreu i ri i BKH-së nuk do të vijë nga radhët e policisë.
Po ashtu Dyrnjaja tha se në media prej kohësh po qarkullon një informacion se SPAK ka bllokuar hetimet për 650 çështje të rëndësishme hetimore dhe për njërëz të implikuar sipas referencave nga Aida Hajnaj dhe ajo që nge dyshime është se kryetarja aktuale e BKH-së nuk ka përgënjeshtruar asgjë.
E shoh si betejë mes njerëzve që vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit si Aida Hajnaj dhe njerëzit që vijnë nga strukturat e drejtësisë. Vijnë dhe nga një eksperiencë e hetimit, e policisë gjyqësore. Këtë herë do të shkojë në një plan tjetër. Nuk mendoj se do të vijë nga radhët e policisë, me gjithë konsideratat që kam për secilin.
Argumenti numër një që të shkon në mendje është marrëdhënia e ngrirë mes strukturës së BKH, drejtueses Aida Hajnaj dhe dy ish-drejtuesve të SPAK, Dumanit dhe paraardhësit e tij. Ka pasur marrëdhënie të ngrira mes dy drejtuesve. Nuk besoj ka qenë e tillë mes strukturave se po të kishte lajthitje mes strukturave do ishte cedim i madh.
Sa e vërtetë mund të jetë që kjo që po qarkullon në media që 650 çështje të rëndësishme hetimore dhe njerëzve të implikuar sipas referencave nga Hajnaj janë bllokuar, kriptuar nga SPAK. Jemi në rrafshin e një skandali të madh nëse ka ndodhur.
A mund të ndodhë një masë kaq e madhe? 650 jemi në një skandal.
E dyta Hajnaj duke parë që qarkullojnë këto lajme ku përmendet vetë ajo nuk e ka përgënjeshtruar këtë gjë.



