Mediat britanike kanë publikuar foton e shtetases shqiptare, Eltiona Skana e akuzuar për vrasjen e një vajze 7-vjeçare në një park në Angli. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 mars të këtij viti, ku 30-vjeçarja i preu fytin me thikë 7-vjeçares Emily Jones. Pak ditë më parë, Gjykata në Britaninë e Madhe e shpalli të pafajshme Eltiona Skanën, duke argumentuar se ajo vuante nga skizofrenia paranojake.

(Eltiona Skana)
Ngjarja ndodhi në mars kur Emily ishte me prindërit në park duke shëtitur me një skuter Ajo vrapoi për te nëna e saj e cila po qëndronte pak më tutje kur Skana i doli para vogëlushes duke i prerë fytin me një thikë artizanale. Sipas një konkluzioni të nxjerrë në hetimet, personeli mjekësor në Britaninë e Madhe i dinte problemet e Skanës por e mbanin në vëzhgim. Babai i 7-vjeçares, përfaqësues i një firme ligjore është shprehur se vrasësja duhet të qëndrojë në burg.

(Emily Jones)
Skana kishte shkuar në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme me një kamion në vitin 2014 dhe kërkoi azil duke pretenduar se ishte viktimë e trafikut. Pretendimi i saj u rrëzua nga ministria e Brendshme pasi ajo apeloi dhe arriti të sigurojë një leje qëndrimi disa muaj më vonë për t’u strehuar në këtë shtet deri në Dhjetor të vitit 2024.



