
Politologu Ilir Kalemaj, në studion e “MCN live”, në diskutim me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia, u ndal te listat e kësaj partie për Këshillat Bashkiak.
Kalemaj, e vlerësoi si të paprecedent faktin se në këto lista konkurrojnë zv.ministra për tu bërë këshilltar, ndërkohë që politikisht kjo është e papranueshme, sepse fillimisht pretendohet për këshilltar pastaj për më lart për poste qeveritare.
Sa i takon pjesës së këshilltarëve bashkiak, nëse ju i njihni, akoma më keq, sepse gjysma e tyre janë zv.ministra, e paprecedent. Nuk e di nga i keni marrë ju këtë që gjithë pjesa e ekzekutivit, zvminsitra, drejtor, etj, të behën pjesë e Këshillit Bashkia. Është fakt, është e kundërta e asaj që po thoni ju, sepse janë marrë zv,minsitra dhe po atakulptohen në Këshillin bashkiak. Është e kundërta, bëhesh njëherë këshilltar, pastaj zv,ministër, nuk bëhesh zv,ministër pastaj që të bëhesh këshilltar bashkiak. Ata janë njerëz të votuar, njerëz më publik çfarë kanë ata avantazh që të marrin vota tani.
Pra kush janë veçantia e kandidatëve tuaj? A janë drejtorët me performancë të mirë, nga i keni marrë këto indekse sepse ka të bej me ndikimin e votës.
Tutje Kalemaj, thotë se në këto zgjedhje, opozita ka interes qeë të dalin sa më shumë njerëz në votime, sepse në këtë kundërtën është e avantazhuar mazhoranca.
Janë dy elementë e para janë ndarjet administrative, që janë 27 njësi administrative, 11 janë brenda Tiranës, pra flasim për ish komunat dhe njësitë administra8cve të cilat kanë pasur shkallë të ndryshme votimi,
Basti i opozitës është që të dalin sa më shumë njerëz në votime, avantazhi do të jetë i tyre nëse ka shumë njerëz në votime, nëse ka pjesëmarrës të ulët, e avantazhuar është normalisht mazhoranca.
Tirana është e vetmja që ka rëndësi të veçantë se janë 6 kandidatë.



