Murrizi: Basha s’ka ikur kurrë. Përgjegjësia kryesore për PD, e Berishës

Murrizi: Basha s’ka ikur kurrë. Përgjegjësia kryesore për PD, e Berishës

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ndan bindjen se Lulzim Basha nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe daljet e tij të fundit, nuk i sheh rikthim të tij. “E kam barazuar me një brigadier që shkonte të shtunën në dasmë dhe linte zv.brigadierin, Enkelejdin, dhe ky la Gazin. Gazit iu mbush mendja se qe vërtetë i parë deri sa shkuan te dajaku. Nuk është vetëm dhunimi fizik. I përzunë si legena. Ata që iu është mbushur mendja se zëvendësonin Bashën, i përzunë si legena. Këta që u rrahën, Basha i mori në një sallë të parlamentit me Sulën, Gështenjën. Basha e vlerësoi dhe tha se debati është konstruktiv. E kam thënë që Basha është kryetar, sa kohë që rezulton i regjistruar në gjykatë. Nuk ka dashur të japë dorëheqjen. Pas 6 marsit të 2022 u largua. Nga 61 bashki, kandiduan në 14, nuk di se çfarë pritshmërie reale kishin ky grup deputetësh, nga Enkelejdi që drejtoi partinë, Flutura, Oriola, kush ka qenë pritshmëria e tyre, këta nuk morën pjesë në fushatë asnjë. De facto bashkitë i fitoi Rama. Basha tha se po të isha unë do hynim në 61 bashki dhe do fitonim në 62.” Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se, deputeti Saimir Korreshi deklaroi se 41 degë janë pa kryetarë dege dhe nuk funksionojnë, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë janë 61. “Dje më kanë habitur dy deklarata kontraverse Bardhi tha se nëse Berisha bëhet kryetar partie unë do jap dorëheqjen nga partia, shpresa e të rinjve është Bardhi. Basha është ura lidhje mes dy gjeneratave, nuk është më i ri. Basha ka 18 vjet që nuk i kanë prekur këmbët në tokë, nga hiçi, ministër i Rrugës së Kombit, ministër i Brendshëm, kryetar bashkie dhe kryetar partie. Më i vjetër nga këta është Rama ka ardhur në 1998. Problemi është deklaratën e Berishës që ftoj deputetët të vijnë tek unë, cilët deputetë fton, kur thotë përveç Bashës dhe Alibeajt. Nëse e ka te Tabaku, ta thotë me emër. Për kë e ka Berisha, të na e thotë. Se Berisha duhet të ndahet mirë edhe me ne që jemi atje. Për mua duhet të konsiderohet një forcë e qendrës së djathtë dhe për këtë përgjegjësinë kryesore e ka Sali Berisha me gjithë ata që kanë dhe në të kundërt, në 2025 do të ketë 5 PD. Nuk kishte pse të na çonte në zgjedhje me emrin e Ilir Metës, një parti e qendrës së djathtë me një parti të majtë. Unë po të dua të shkoj te LSI, shkoj vetë. Duhet bërë një grup i plotë parlamentar i opozitës, me 40 deputetë. Le të ngelen 10 këta të tjerët. Është shumë e vonuar PD për zgjedhjet e 2025.”
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy