Nis sot Pelegrinazhi në ‘Malin e Tomorrit’/ Policia e Beratit publikon masat për sigurinë

Nis sot Pelegrinazhi në ‘Malin e Tomorrit’/ Policia e Beratit publikon masat për sigurinë

Sot nis pelegrinazhi i Malit të Tomorrit i cili rëndom do të zgjasë për një javë resht.

Nisur nga kjo ditë, Policia e Beratit ka dal me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij pelegrinazhi.

 Ky plan, sipas tyre, ka si objektiva: Parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023.

Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (teqesë) në këtë mal.

KUFIZIME:

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali i Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë” dhe ”Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë, dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve.

Përmes këtij komunikimi për shtyp ju risjellim në vëmendje zbatimin rigororoz të rregullave të qarkullimit rrugor, respektimin e limiteve të shpejtësisë, mosdrejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, evitimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe përdorimin e rripit të sigurimit.

Gjithashtu, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe në ambientet përreth teqesë së Kulmakut, 24 orë dhe deri në përfundim të pelegrinazhit, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilat do t’ju asistojnë dhe do t’ju japin ndihmë, në çdo rast nevoje.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ju falënderon për mirëkuptimin dhe ju uron pelegrinazh të mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy