Një paradë e mbajtur me rastin e festës kombëtare të Greqisë u prish nga pjesëtarë të Agimit të Artë. Shkak është bërë fakti se personi që mbante flamurin ishte me origjinë shqiptare. Mediat greke shkruajnë se një grup prej 20 personash me syze të zeza dhe bluza që shkruanin «Hellas Ultras» ndaluan paradën në Santorini. Siç shkruan në «Santonews», incidenti ndodhi për shkak se flamurtari ishte nga Shqipëria.
Shumë prindër denoncouan anëtarët e Agimit të Artë, duke u kërkuar atyre të largohen për të lejuar vazhdimin e paradës së fëmijëve të tyre. Në të njëjtën kohë, një grup mësuesish krijuan një zinxhir mbrojtjeje për fëmijët dhe njoftoi policinë.
Megjithatë, shumë prindër nga frika e sulmeve të mundshme, i tërhoqën fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata.



