SHBA akuzon Facebookun se po i favorizon emigrantët për vendet e punës

SHBA akuzon Facebookun se po i favorizon emigrantët për vendet e punës

Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtësi ka akuzuar rrjetin social Facebook se po diskriminon punëtorët amerikanë duke dhënë preferenca për punësim emigrantëve.

Sipas një padie, rrjeti social ka refuzuar të rekrutojë, konsiderojë apo punësojë amerikanë të kualifikuar për më shumë se 2600 pozita, thotë BBC.

Këto vende pune kryesisht kishin shkuar për të huajt me viza të përkohshme, sipas padisë.

Facebooku ka mohuar pretendimet.

Departamenti ka akuzuar Facebookun se po keqpërdor vizat e përkohshme H-1B, që zakonisht përdoren nga gjigantët teknologjikë për të sjellë në SHBA punëtorë të huaj me shkathtësi të mëdha. Në akuzën e vet, Departamenti ka thënë se Facebooku ka krijuar një “sistem të qëllimshëm punësimi” që favorizon imigrantët dhe të huajt më shumë se amerikanët.

Departamenti tha se ngriti padinë pas një hetimi dy-vjeçar mbi praktikat e punësimit të Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy