Sipas zëvëndës Ministrit të jashtëm rus vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit është një shenjë e qasjes egoiste të Uashingtonit për të luftuar koronavirusin.
Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov është shprehur për Tass. "Ne e konsiderojmë deklaratën e djeshme në Uashington për pezullimin e fondeve për OBSH shumë alarmante. Kjo është një shenjë e një qasje egoiste nga autoritetet amerikane ndaj asaj që po ndodh në botë në mes të pandemisë".



