Një kazino ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku dy persona kanë grabitur nën kërcënimin e armës një shumë prej 200 mijë lekësh.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.12.2016, rreth orës 04:32, në Rrugën e Elbasanit, tek një kazino, kanë hyrë dy persona, ku njëri dyshohet të ketë qenë me armë zjarri (pistoletë) dhe tjetri me thikë, kanë marrë rreth 200.000 lekë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



