Stjuardesa më jetëgjatë në historinë e aviacionit: Jam 81 vjeçe dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem

Stjuardesa më jetëgjatë në historinë e aviacionit: Jam 81 vjeçe dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem

Profesioni i stjuardesës duket sikur hyn në ato profesione që ka moshë të limituar. Por Bette Nash, e ka kthyer në avantazh këtë problem me të cilin përballen koleget e saj pas një moshe të caktuar. Ajo është stjuardesa më jetëgjatë në historinë e transportit ajror.

Kur e ka nisur karrierën, në Shtëpinë e Bradhë ishte president Duajt Ajzenhauer, biletat kushtonin mesatarisht 12 dollarë dhe për stjuardesat ishte kusht të qenit beqare.

Bette Nash është sot 81 vjeçe dhe për rreth 50 vjet ka punuar për kompani të ndryshme fluturimi, para se të vendosej përfundimisht te “American Airlines”.

Në SHBA, pilotët dalin në pension sapo mbushin 65 vjeç, por për stjuardesat, ligji nuk njeh kufizim. Kjo ka bërë që Bette të mos e mendojë tërheqjen.

Po çfarë ka ndryshuar sipas saj në 50 vitet e fundit në historinë e aviacionit?

“Dikur zonjat vishnin peliçe lëkure, ndërsa tani shoh pasagjerë me shapka me gisht edhe në dimër”, tregon ajo. Bette ka fluturuar në të gjithë botën, por vitet e fundit preferon vetëm linjën Columbia-Boston. Ajo zgjohet në 02:15 të mëngjesit, por ia del të kthehet në kohë për darkën me të birin, i cili ka sindromën daun dhe jeton me të. / Corriere della Sera /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy