
Këngëtarja e operës amerikane Jessy Norman vdiq të martën në moshën 74 vjeç, në spitalin e Nju-Jorkut, prej ndërlikimeve shëndetësore prej një dëmtimi të pësuar në vitin 2015.
Sopranoja Jessy Norman, lindi në Xhorxhia të SHBA-së dhe e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj të hershme në Evropë përpara se të bënte debutimin e saj në Opera Metropolitane në Nju-Jork të vitit 1983.
Ajo këndoi në inaugurimet presidenciale të Ronald Reagan dhe Bill Clinton, si dhe në festimet e ditëlindjes së 60-të të Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë.
"Ne jemi kaq krenarë për arritjet muzikore të Jessy dhe frymëzimin që ajo i dha publikut në mbarë botën. Jemi po aq krenarë për përpjekjet e saj humanitare për çështje të tilla si uria, pastrehësia, zhvillimi i të rinjve, artet dhe edukimi i kulturës", thuhet në deklaratën e familjes.



