Çuçi: Po përgatisim bashkë me 300 inxhinierë dosjen për Konferencën e Donatorëve

Çuçi: Po përgatisim bashkë me 300 inxhinierë dosjen për Konferencën e Donatorëve

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë për mediat se janë rreth 300 inxhinierë të mobilizuar për banesat e dëmtuara për t'i vlerësuar.

"Jam sot këtu për t'iu informuar me procesin se deri kur dhe kush janë hapat në të ardhmen për kompletimin e dosjes. Në fazën e parë pas goditjes deri në datën 6-7 Dhjetor u morëm me një urgjencë duke vlerësuar pallatet dhe banesat të evidentuar ndërtesat që ishin rrezik për jetën e banorëve. Pra konsistoi në një vlerësim urgjent, vetëm pallatet që nga struktura kishin dëmtime të rënda dhe mund të rrëzoheshin. Kjo fazë u përballua me sukses edhe faktet flasin vetë, nuk patëm asnjë viktimë si rezultat e rreziqeve që kishin marrë këto banesa. U shoqërua edhe me prishjen e shumë banesave dhe pallateve, që ishin për t'u prishur domosdoshmërit me një shpejtësi.

Do të ketë edhe vlerësim tjetër nëse ka për t'u prishur. Kemi filluar edhe vlerësimin e dëmeve me një formular të dakordësuar sipas një modeli që të kemi adoptuar bashkë me BE, OKB dhe BB, kjo do të jetë baza që do të paraqitet në Konferencën e Donatorëve. Në terren janë rreth 300 inxhinierë për banesat e dëmtuara për t'i vlerësuar. Të gjitha të dhënat transmetohen në bazën qendrore të përpunimit të të dhënave, unë mund ta demonstroj edhe Live, që ne në kohë reale shikojmë objektet që janë vlerësuar, por edhe për nivelin e dëmtimit. Deri tani janë shqyrtuar 10914 banesa" tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy