Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit , Klodian Rasha si dhe protestës së zhvilluar ditën e djeshme ku kërkohej drejtësi për vdekjen e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkuara se është kthyer nga Amerika ku do të diskutonte mbi çështjen e vaksinës Pfizer dhe se reagimin i tij zyrtar mbi vrasjen e 25-vjeçarit do ta japë në orën 18:00.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.



