Vaksinimi i detyruar, studenti flet për MCN: Protesta kundër krimit njerëzor, mund të përshkallëzohet

Vaksinimi i detyruar, studenti flet për MCN: Protesta kundër krimit njerëzor, mund të përshkallëzohet

Sot ishte dita e dytë ku dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar kundërt vaksinimit të detyruar.

Një prej tyre ishte edhe studenti i mjekësisë Arbër Kola i cili i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka numëruar disa nga arsyet pse është kundër vaksinës ka paralajmëruar edhe përshkallëzim të saj.

Ai tha se detyrimi për ta bërë vaksinën është një shtysë për të mos e bërë, teksa theksoi se synimi i protestës është ndërgjegjësimi i popullit për të mos u vaksinuar.

Arsyet janë disa për të mos u vaksinuar, por unë do e bazoj te instinktet primare të njeriut dhe ato janë fobitë. Detyrimi për ta bërë vaksinën është një shtysë për të mos e bërë. Unë si student i mjekësisë mund ti njoh efektet por të tjerë jo. Kjo vaksinë të penalizon për tu arsimuar, lëvizur, ka diçka që nuk shkon me këtë lloj forme sistemi që imponon për të injektuar jo vetëm si vaksinë por edhe në trurin apo dëshirat tona. Instinkti dhe ndërgjegjja e njeriut që më thotë jo nuk dua ta bëj. Dua të kem vendimet e mia për jetën time nuk ka pse ma japin me forcë duke detyruar masën e popullsisë për ta bërë.

Pjesëmarrja sot ishte më e madhe se hera e parë, por e vogël në krahasim me sa duhet të jetë. Ndikimi te njerëzit është goxha i fortë. Protesta ka për qëllim ndërgjegjësimin. Synimi jonë kryesor është të ndërgjegjësojmë popullin të mos e bëjnë vaksinën. Ne jemi optimistë. Numri i njerëzve që janë në shesh shumë mirë mund të dhjetëfishohet. Protesta mund të përshkallëzohet. Mund të ketë bojkote nga studentët nëse nuk lejohet mësimi në auditorë. Ne do protestojmë çdo të shtunë kundër këtij krimi njerëzor. Bojkotin do e shohin në bazë të ecurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy