“Situata më e rëndë energjitike në dy dekada”, Tomorri: Skenari negativ, rrënohen financat e Shqipërisë

“Situata më e rëndë energjitike në dy dekada”, Tomorri: Skenari negativ, rrënohen financat e Shqipërisë

Gazetari Klodian Tomorri foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi situatën energjitike në Shqipëri, duke e konsideruar atë si më të rëndën dhe më dramatiken që ka kaluar vendi ynë në dy dekadat e fundit.

Gazetari shprehet se është e vërtet që Shqipëria nuk varet nga gazi rus si vendet e tjera, por mungesa e gazit mund të shtrenjtojë çmimin e energjisë që mund të përdoret si zëvendësues për ngrohje në Evropë.

Tomorri thekson se nëse nuk do të ketë shira Shqipëria do detyrohet të paguajë në import mbi 100 milionë euro në muaj, duke shtuar se me skenarin negativ do të rrënohen financat publike të vendit.

Është një nga situatat më të rënda energjitike që ka kaluar Shqipëria ndoshta në 2 dekadat e fundit, për shkak të thatësirës se zgjatur dhe konjukturës në tregjet ndërkombëtare. Ka një pjesë të vërtete në deklaratën që Shqipëria s’është e varur nga Rusia, nuk e përdor gazin si vendet e tjera të Evropës, por në rast se gazi mungon në tregjet evropiane shtrenjtohet energjia, pasi do përdoret si zëvendësues për t’u ngrohur. Po shohim një rritje e paprecedentë e çmimeve të energjisë. Janë çmime të çmendura, ku të gjitha vendet që janë të detyruara të importojnë, do t’u shkaktojnë kosto shumë të mëdha financiare, siç është rasti i Shqipërisë. Jemi me sytë nga qielli. Kaskada tani po shkon drejt pikës minimale dhe s’mund të garantojë më furnizimin. Nëse s’do ketë shira gjatë javëve të jashtme, KESH do detyrohet të dalë në import dhe fatura që do detyrohet të paguajë Shqipëria është e jashtëzakonshme, mund të shkojë mbi 100 milionë euro në muaj. Shqipëria është në situatë dramatike energjike. Ka disavantazhin tjetër, që ne jemi të varfër. Materializimi i skenarit negative, do të thotë që financat publike të Shqipërisë do rrënohen totalisht për shkak të kësaj krize”.

Tomorri thotë se kërkesat për kursim energjie janë të njohura edhe në vende të tjera, por shton se në Shqipëri qeveria duhet të bëjë detyrat e saj më së pari, pasi sistemi ynë energjitik vidhet dhe keqpërdorohet.

Thirrjet për të kursyer energji në raste krizash s’janë të panjohura. Në Evropë sot të gjitha qeveritë u bëjnë thirrje konsumatorëve të kursejnë sa të munden, pasi jemi në situatë të jashtëzakonshme. Por bëhet fjalë për vende që kanë një sistem energjitik që menaxhohet në mënyrë thuajse perfekte. Nuk ka mënyrë tjetër për të përfituar apo për të ulur humbjet apo çdo gjë tjetër. Në Shqipëri është e kundërta sistemi energjitik keqmeanxhohet, vidhet, shpërdorohet. Mbi 20 për qind e energjisë vazhdon e vidhet, nuk arkëtohet. Ose del si humbje teknike ose vidhet nga ata që s’e paguajnë. Qeveria duhet të bëjë një herë detyrat e saj dhe pastaj t’u kërkojë njerëzve. Kërkesat duhet të jenë edhe racionale, pasi s’mund t’u kërkosh qytetarëve lajini rrobat me 30 gradë, jo me 90”.

Ndër të tjera Tomorri shton se:

Deri më tani kemi vetëm një lajm të sigurt, që do kemi faturime për fashën mbi 800 kilovator në muaj. Kjo është një pjesë që qeveria justifikohet se këto janë familjet e pasura dhe është e drejtë të paguajnë më shumë. Në këtë prizëm nuk do të ketë asnjë politik për kompensim të rritjes së çmimit të energjisë, sepse justifikohet që unë çmimin s’e kam rritur. Shqipëria mbetet sërish një nga vendet me çmimet më të larta të energjisë në rajon. Vendi që ia shet më shtrenjtë energjinë biznesit, edhe se shumë vende të tjera të BE-së”.

Duke folur mbi dy termocentralet e lëvizshme që do ankorohen në Gjirin e Vlorës, Tomorri i konsideroi ato një bast të madh të qeverisë, bast që sipas tij nuk do të guxonte ta ndërmerrte menaxheri i një biznesi privat.

Është një kapacitet shtesë për prodhimin e energjisë. Dy anijet kanë një kapacitet 110 kilovat në orë, mund të prodhojnë deri në 15 apo 20 të sasisë që i nevojitet Shqipërisë për konsum. Është një ndihmë shtesë, megjithatë aty ka paqartësi lidhur me kostot. Dihet që do kenë një kosto fikse prej 94 mijë euro në ditë dhe në dy vjet, kostoja shkon 68-70 milionë euro. Përveç kësaj ka edhe një kosto të madhe për karburantit që do blihet. Anijet-gjeneratorë do prodhojnë energji me naftën e rëndë, që ka një çmim 20-30 për qind më të ulët se ajo që blejmë në treg. Ka shqetësime të tjera për impaktin mjedisor, pra ndotjen. Është një operacion që për dy vjet mund të shkojë mbi 450, apo 460 milionë euro. Është një bast i madh. Ato anije mendohet se do prodhojnë energji me një kosto nga 200-250 euro për megavat. Nafta që do përdoret do jetë pa akcizë. Sot është e vërtet që një megavat orë kushton shumë më shtrenjtë se 230, apo 250, po shitet me 400, 500 në raste të caktuara edhe me 700. Po sikur çmimi i energjisë të ulet çfarë do ndodhë? KESH mund ta ketë marrë kontratën që mos prodhojë nga anijet nëse çmimi ulet, por kjo s’e shpëton taksapaguesin nga taksat fikse. Është një bast që një menaxher biznesi privat s’do ta ndërmerrte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy