Një aksident është regjistruar në mëngjesin e kësaj të diele në Kukës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B nga Durrësi ka aksidentuar një adoleshent.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj ndërsa 17-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Ndërkohë, 36-vjeçari është vënë në pranga.



