Trafikonin armë e drogë nga Italia, arrestohen 3 persona

Trafikonin armë e drogë nga Italia, arrestohen 3 persona

Tri persona kanë rënë në pranga si pasojë e një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës.

Operacioni i koduar “Weekend” vuri në pranga një 46-vjeçarin shqiptar Vladimir Gjoci, i cili në bashkëpunim me Gehard Gaci 26- vjeç dhe Marco Maraschio 40 vjeç shpërndanin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri.

Të 3 të arrestuarit ishin me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Vladimir Gjoci u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjoci, së bashku me shtetasin italian Marco Maraschio, banues në Lecce, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, merreshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa Gehard Gaci merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi Vladimir Gjoci.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy