Tragjedia e Shkodrës/ Binjaku: Numri i vetëvrasjeve në një vit është më i lartë se ai i vrasjeve. Shoqëria në krizë, institucionet inaktive (VIDEO)

Tragjedia e Shkodrës/ Binjaku: Numri i vetëvrasjeve në një vit është më i lartë se ai i vrasjeve. Shoqëria në krizë, institucionet inaktive (VIDEO)

Rasti i fundit tragjik i nënës që mbyti veten dhe të tre fëmijët e saj ndikuar nga kushtet e renda psikologjike dhe dhuna në familje, ka zgjuar ndërgjegjen e tërë shoqërisë shqiptare.

Sociologia Entela Binjaku në një komunikim për ‘MCN live’ e cilëson këtë veprim si akt të çastit të motivuar dhe të nxitur nga rrethana të mëparshme.

Cilëndo përgjigje të japësh nuk e rrok gjithë këtë tragjedi te ndodhur dhe nuk gjen një shpjegim që të më bind se veprimi që është kryer e ka justifikuar shkakun, pra, pasoja të ketë justifikuar shkakun.

Mendoj se ajo mund të ketë qenë në një gjendje shumë të amplifikuar që mund të ketë lindur aty për aty ne kuptimin, një impulsivitet, një vendim i çastit, që mund të ketë çuar në rrethana të mëparshme i potencuar si vendim, nisur nga mendime të zymta dhe të pashpresa dhe mendoj se e ndjera në ato çaste duhet të ketë menduar se jeta kështu nuk ka kuptim më, dhe më mirë sesa fëmijët të më rrinë më të rrugëve po i marrë me vete, mundet.. Sikundër të ketë menduar se këta janë fëmijët e mi, unë i rrita, i solla, dhe unë vendos për ta, fati im është edhe i tyre.

Pyetja është a mundet të mbërrij deri këtu. Nëna që ka marrë jetën e fëmijëve nuk është se janë të panjohura që këto raste por tragjedi është se fëmijët janë tërësisht të mitur dhe mënyra sesi ka gjetur këtë ikje kaq tragjike të prek të gjitha sentimentet si njeri, dhe të humbet çdo ekuilibër, dhe nuk e legjitimon.

Ajo ka humbur aty për aty, çdolloj kthjelltësie të mendimit dhe vendimi ka qenë aty për aty.

Sociologia Binjaku drejton gishtin nga institucionet në vend të cilat nuk funksionojnë për të sjellë në vëmendje shpëtimin e familjes si qelizë të shoqërisë.

Ne nuk kemi institucione që kanë nën vëmendje qelizën e shoqërisë që është familje, ne nuk kemi. Jemi në krizë si shoqëri. Kjo duket që te mugës a institucioneve të këshillimit paramartesor, që te ne janë inekzistente. Duket te mungesa e institucioneve që këshillojnë martesa në krizë, që munden edhe të shpëtohen nëse një dorë e profesionistëve mund të jap një ndihmë, atë ndihmë që nuk e jep as rrethi as familja.

Nuk kanë funksionuar të gjitha hallkat që e çuan deri në këtë veprim fatal.

Sipas sociologes, ajo që është e rëndë dhe po shtohet dita- ditës është fakti se numri i vetëvrasjeve në një vit është më i lartë se numri i vrasjeve në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë mendoj se ne bëjmë fare pak në tema të trajtimit të dukurive të rëndësishme në shoqërinë tonë.  

Psh, vetëvrasja është ndër dukuritë për të cilën ne nuk bëjmë as fushata kombëtare parandaluese, as institucione këshillimore, as linja për persona që vuajnë nga çrregullimet të shëndetit mendor, nuk kemi as një kuadër të atillë që të lehtësoj.

Vetëvrasja në shoqërinë tonë nuk është e pakët në numër. Përkundrazi është më lartë sesa numri i vrasjeve në një vit.

Dhe ne vit pas viti e kemi ditur se kjo është një dukuri me përmasa shqetësuese që nuk po ndalet dhe vijon e rritet në mënyrë konstante dhe nuk kemi marrë asnjë masë për ta trajtuar. Nuk mund te lihet kjo dukuri vetëm ne duart e njerëzve rreth e qark nesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy