Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, gjatë emisionit të sotëm “Arnautistan” në MCN TV, u shpreh se figurës së kryetarit Lulzim Basha i ka munguar figura e një lideri me mentalitet perëndimor, edhe pse sipas tij, i tillë shfaqej në fillim, porse në vepër, nuk e tregoj asnjëherë gjatë drejtimit të kësaj partie, e cila karakterizohet nga liria e individit dhe e demokracisë.
“Historia tetë vjeçare është se largimin e Bashës e kanë kërkuar në momente të ndryshme, shumë personalitete brenda PD-së, që në vitin 2017, Besnik Mustafaj, i ka kërkuar largimin nga PD, z.Besnik është një figurë e çmuar e PD-së, nuk ka asnjë lloj ambicie, është i tërhequr nga politik. Edhe tashi i kërkuan dorëheqjen, pra nuk është se ka munguar kërkesa, por vendimi i tij ka qenë radikal, edhe për tu futur në proces zgjedhor, sepse u harruan manipulimet që u bën nga Rama dhe qeverisja e tij. Nuk kishim nevojë ne për tu futur në proces për të zgjedhur kryetarin, ose kryesinë. Basha presupozohej se duhej te kishte një mentalitet perëndimor, pra nëse Berisha, e drejtoj PD me atë model që dinte, sepse ai vinte nga një model komunist, e dimë të gjithë, por Basha duhet të kishte një model tjetër, dhe Qendra e partive të djathta është liria e individit, ti s’duhet të kishe ushtar reshti, është e djathta, është prona, besimi te vlerat e familjes”.



