
Sot në Varshavë, me një event hapjeje të drejtuar nga anëtari i Komisionit Evropian Karmenu Vella, nis Java e Gjelbër e BE-së. Tema e saj kryesore do të jetë zbatimi rigoroz i rregullave të BE-së, i cili i bërë si duhet mund t’i kursejë ekonomisë së BE-së rreth 55 miliardë euro në vit. Në datat 15-17 maj eventi do të mbahet në Bruksel. Në të parashikohet të jenë të pranishëm rreth 1600 pjesëmarrës. Temë kryesore do të jetë ekonomia e riciklimit, ku do t’i kushtohet vëmendje e veçantë menaxhimit të riciklimit e mbetjeve dhe projektimit inteligjent të produkteve si një mundësi e re për biznes.
Gjatë kësaj jave do të jepen edhe dy çmime: I pari për reduktimin e mbetjeve dhe i dyti për projektet më të mira të programit Life 2018. /Sipas Ansa/



