Pedagogu Arlind Qori deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se e majta në Perëndim sot është më e fortë se 20 dhe 30 vjet më parë.
Qori tha se njerëzit në vende të ndryshme të botës janë tradhtuar nga pseudo të majtat alla Blair apo alla Rama, prandaj mbështesin forca të ekstremit të djathtë.
Vitet e fundit lëvizjet sociale, ku fus edhe lëvizjen punëtore, janë duke ngritur zë. E majta sot edhe në Perëndim është më e fortë se 30 vjet më parë. Nuk kanë arritur te pushteti ende, por kanë nisur nga margjinat. Deri para 10 viteve mendohej se nëse e majta braktis punëtorët, hapet, do fitojë. Mirëpo sot kjo lloj e majte as mund ta sigurojë më pushtetin. Partia e Miterrandi-t ka dalë sot me 1.6 për qind. Vetëm një e majtë serioze mund të japë përgjigje të guximshme. E majta duhet të jetë besnike ndaj njerëzve, ndaj të varfërve, ndaj punëtorëve. Ngaqë e majta alla Blair dhe Rama i ka tradhtuar këta njerëz, shumica e njerëzve mbështesin ekstremin e djathtë, Trump-in, Le Pen-in”.



