
Irani ka zhvilluar një raketë lundrimi që ka një rreze efektive prej 1650 kilometrash, tha të premten një oficer i lartë i Gardës Revolucionare, një zhvillim që pritet të rrisë shqetësimin në Perëndim, i cili ka denoncuar gjithnjë e më shumë përdorimin e raketave iraniane nga Rusia në luftë.
Ndërkohë, Amirali Khazizadeh, kreu i forcës së hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, përsëriti për televizionin shtetëror kërcënimin e tij se Irani do të “hakmerret” për vdekjen e oficerit të tij të lartë Qassem Soleimani, duke thënë:
Ne kërkojmë të vrasim ish-Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Raketa e lundrimit që ne zhvilluam ka një rreze veprimi prej 1650 kilometrash dhe i është shtuar arsenalit të raketave të Republikës Islamike të Irani.
Pamjet e raketës, të quajtur “Paveh”, u shfaqën në emision për herë të parë.
Oficeri tha gjithashtu se Teherani nuk kishte ndërmend të vriste “ushtarë” kur nisi një sulm me raketa balistike ndaj forcave amerikane në Irak, disa ditë pasi gjenerali Soleimani u vra në një sulm me dron amerikan në vitin 2020 në Bagdad.
Dashtë Zoti, ne synojmë të vrasim Trump. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe komandantët kryesorë që urdhëruan vdekjen e Soleimanit duhet të vriten.
Udhëheqja politike dhe ushtarake e Iranit është zotuar vazhdimisht se do të hakmerret për vdekjen e gjeneralit Soleimani, ish-udhëheqësit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare.
Irani po zgjeron programin e tij të zhvillimit të raketave, veçanërisht të raketave balistike, pavarësisht kundërshtimit dhe shqetësimit të fortë nga SHBA dhe vendet europiane.
Teherani pretendon se ky program ka natyrë mbrojtëse dhe parandaluese.
WATCH: #BNNIran Reports.
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) February 25, 2023
A top Iranian Revolutionary Guards commander said on Friday that Tehran has developed a cruise missile with a range of 1,650 km (1,025 miles). #Iran #Paveh #nuclearwar pic.twitter.com/5sDxK5XWOR



