Samiti i Procesit të Berlinit, Scholz: Koha të tejkalohen konfliktet në rajon që ju mbajnë në vendnumëro

Samiti i Procesit të Berlinit, Scholz: Koha të tejkalohen konfliktet në rajon që ju mbajnë në vendnumëro

Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e mbajtur në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, shprehu falënderimet për përgatitjen e samitit dhe takimit e nivelit të lartë të zhvilluara në muajt e fundit në kuadër të takimeve për Procesin e Berlinit.

Ai kujtoi se një vit më parë u ra dakord që Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë që të çlirohet potenciali i bashkëpunimit rajonal por edhe zhbllokimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë rëndësinë e bashkëpunimit më tej për këtë çështje, është e qartë se fakti që jemi këtu së bashku e dimë se kemi një situatë shumë të vështirë jo larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit.

Edhe krizat e shumëfishta në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fortë së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat.

Ka ardhur koha të kalohen konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe vetëm ju mbajnë në vendnumëro. Përshkallëzimet e kohëve të fundit në Veri të Kosovës kanë treguar sa e rëndësishme është kjo.

Ne duhet të përfundojmë finalizimin e marrëveshjeve të arritura me dialogun ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Samiti në një vend të Ballkanit Perëndimor tregon dhe pronësinë që ka rajoni në këtë proces.

Duhet bërë integrimi brenda rajonit dhe më tej ecuria e mëtejshme më tej drejt BE.

Vitin e shkuar keni ndërmarrë hapa madhore lidhur me nënshkrimin e tre marrëveshjeve për lëvizshmërinë, të cilët katër nga 6 shtete i kanë nëshkruar.

Ndikimi i këtyre marrëveshjeve është konkret. Tashmë qytetarët mund të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti, mund të përfundojnë studimet apo të kenë një vend pune në shtetet fqinj.

Ne duhet të punojmë më tej për çfarë kemi bërë deri më tani dhe të diskutojmë idetë për bashkëpunimin rajonal dhe për ta kthyer në një histori suksesi. Le të vijojmë duke bërë gjithçka realitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy