Rusia konfirmon kapjen e një britaniku të akuzuar se luftonte për Ukrainën

Rusia konfirmon kapjen e një britaniku të akuzuar se luftonte për Ukrainën

Një gjykatë ruse ka konfirmuar se një britanik që dyshohet se po luftonte për Ukrainën është kapur në rajonin Kursk të Rusisë.

Një një video që qarkullonte ditët e fundit në internet shfaqej një burrë i veshur me veshje ushtarake, i cili identifikohet si James Scott Rhys Anderson, 22 vjeç dhe thotë se më parë ka shërbyer në ushtrinë britanike.

Ukraina nisi një inkursion të befasishëm në rajonin rus më 6 gusht, i cili vazhdon ende. 

Anderson u identifikua në gjykatë të hënën si shtetas britanik nga Banbury, Oxfordshire.

Në seancën me dyer të mbyllura u bë me dije se ai: "dyshohet se ka kryer një sërë krimesh veçanërisht të rënda që paraqesin një rrezik të veçantë për publikun".

Gjykata shtoi se vendimi mund të apelohet. Në fillim të kësaj jave, Scott Anderson, babai i zotit Anderson, tha se i ishte lutur djalit të tij të mos shkonte në Ukrainë.

“Ai donte të dilte atje sepse mendonte se po bënte atë që ishte e drejtë”, tha Anderson për "Daily Mail".

"Unë shpresoj se ai do të përdoret si mjet pazaresh, por djali im më tha se ata i torturojnë të burgosurit e tyre dhe unë jam shumë i frikësuar se do të torturohet", shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy