Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët

Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët

Gjykata Kushtetuese  ka pezulluar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët.

Në një njoftim të publikuar sot, Kushtetuesja bën me dije se pas marrjes në shqyrtim të padisë së deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, automatikisht pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej të bëhej nesër më 14 dhjetor.

Kjo do të thotë se deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja, s’mund të kemi votim në Kuvend të marrëveshjes.

Ndërkaq padia pritet të shyqrtohet më 18 janar në orën 10:00.

Në njoftim bëhet me dije se:

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy