
Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live tha se vitet e fundit ka një rritje të kriminalitetit në Shqipëri, ndërsa është sofistikuar dhe futur në rangjet e larta të shtetit. Meksi tha se nuk sheh arritje nga SPAK-u, duke shtuar se janë vetë prokurorët që i nxjerrin informacionet për mediat.
Ne jemi të shpërndarë në kriminalitet në çdo vend të botës. Vitet e fundit është shtuar ky kriminalitet. Kjo lidhet me mundësinë për të pastruar para. Shohim ndërtimin, luksin, që nuk rakordon me realitetin. Qeveria u ka dhënë mundësi parave të pista të futen në tregun e parave të pastra. Kjo ka bërë që kriminaliteti të shtohet. Është sofistikuar, ka kaluar nga një kriminalitet me armë, është futur në rangjet e larta të shtetit. Kemi kryebashkiak të arrestuar me kokainë. Ke marrë njerëz të krimit i ke çuar në qeveri. Nuk shoh asnjë arritje nga SPAK. Këtë kërcënimin e fundit që pati ndaj SPAK-ut, mos nxirrni informacione. Kush e nxjerr gazetari? Jo, ka dalë nga brenda. Një nga tre prokurorët që ka çështjen”.
Meksi e konsideroi një eksperiment drejtësinë e aplikuar në Shqipëri nga SHBA dhe BE.
Shoh eksperiment nga SHBA dhe BE sa i takon drejtësisë në Shqipëri. Shtete nga Afrika po refuzojnë ta bëjnë, duke parë dështimin në Shqipëri. Maqedonia dhe Kosova që do e bënin si ne, s’po e bëjnë më. U hoqën disa prokurorë dhe gjyqtarë që s’ishin me pushtetin dhe të mbahen ata me pushtetin. Në qoftë se do ta bësh bëje te të dyja anët barabartë”.
Meksi tha se fakti që krimi ka hyrë në çdo qelizë të politikës, të bën të dyshosh që është vetë politika në krye.
I është dashur politikës një herë ky krimi për të marrë vota, dhe tani i ka dalë nga kontrolli. Mbase është politika në krye të krimit të organizuar. I shijon kjo paraja e pistë, të blejë votat me paratë e tyre, i shijojnë tenderat korruptivë, të ndajnë paratë. Krimi i organizuar vepron në afatgjatë dhe ka qëllim të shtrihet në kohë, në territor, në pushtet. Ne kemi raste që kanë shpëtuar për procedura dhe i kemi ministra sot, ministrin e Drejtësisë dhe ambasadoren amerikane që e përkrah. Janë kapur dy ministra rendi. Kemi krimin që ka hyrë në çdo qelizë të politikës sonë, kjo më bën të dyshoj që është vetë politika në krye të krimit”.



