Austria do të dëmshpërblejë homoseksualët e ndjekur penalisht ose të dënuar padrejtësisht

Austria do të dëmshpërblejë homoseksualët e ndjekur penalisht ose të dënuar padrejtësisht

Austria do të dëmshpërblejë mijëra njerëz të dënuar dhe të persekutuar padrejtësisht për homoseksualizëm deri në vitet 2000.

Pavarësisht dekriminalizimit të marrëdhënieve të të njëjtit seks në Austri që daton që nga viti 1971, Vjena ka pranuar se, për shkak të “përjashtimeve ligjore diskriminuese”, rreth 11 mijë persona kanë pësuar dëme ekonomike ose morale, madje edhe dënime me burg, të cilat sot do të ishin të papranueshme.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Drejtësisë Alma Zadic njoftoi se këta persona së shpejti do të mund të kërkojnë edhe dëmshpërblim, përveç anulimit të dënimit, nëse paraqesin kërkesë. Dëmshpërblimi i pritshëm do të jetë 3 mijë euro, me një shtesë prej 1500 euro për çdo vit paraburgim.

Dëmshpërblim do të marrin edhe ata persona që janë ndjekur penalisht, por nuk janë dënuar, veçanërisht nëse kanë pësuar dëme morale apo profesionale.

Është e qartë se kompensimi nuk do të jetë kurrë në gjendje të fshijë vuajtjet dhe padrejtësitë e përjetuara, por është thelbësore që Austria, si shtet, më në fund të njohë përgjegjësitë e saj.

Për t’u marrë me kërkesat që supozohet se do të paraqiten, qeveria ka ndarë 33 milionë euro në një ligj ad hoc i cili duhet miratuar nga Kuvendi deri në fund të vitit, për të hyrë në fuqi në shkurt 2024.

Vlerësohet se në Austri, një nga vendet më të avancuara europiane për sa i përket të drejtave civile (bashkimet civile midis personave të të njëjtit seks janë të ligjshme që në vitet 1970 dhe martesa u fut në vitin 2019), pas dekriminalizimit të mbi 26 mijë dënimeve, veçanërisht kundër burrave, për këtë lloj krimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy