14 njerëz duke përfshirë mjekë dhe punonjës shëndetësorë u arrestuan me akuzën për mashtrim, vrasje në tentativë, komplot dhe akuza të tjera.
Të paktën 12 'ditë të hapura' false u zhvilluan pranë qendrës financiare të Mumbai, në shtetin perëndimor të Maharashtra, ku qytetarëve iu shiteshin vaksinat për një shumë ndërmjet 8 dhe 14 euro.
"Ata injektonin një solucion me ujë të kripur," tha Thakur, një zyrtar i lartë në departamentin lokal të policisë, siç raportohet nga CNN. Të paktën 2,500 njerëzve do ti ishin administruar vaksinat e rreme Covid.
India u shkatërrua nga një valë e dytë e koronavirusit midis prillit dhe fillimit të qershorit, e cila shkaktoi miliona infeksione dhe vrau dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë vendin.
Pas kulmit në maj, rastet e përditshme kanë rënë ngadalë, duke lehtësuar presionin mbi sistemin mjekësor dhe duke lejuar autoritetet të rritin orarin e vaksinimit.
Në qershor, kryeministri Narendra Modi njoftoi një fushatë të centralizuar vaksinimi, e cila përfshin shpërndarjen falas të një përqindje të konsiderueshme të dozave nga qeveria qendrore në shtete.
India ka arritur një rekord prej 8 milionë doza në ditë, një shenjë "brohoritëse" e përshpejtimit të programit. Deri më tani, mbi 62 milion njerëz, rreth 4.5% e popullsisë janë vaksinuar.



