Mbi 20 mijë rrënjë kanabis sativa dhe fidanë janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Shkodrës në zonën e Dukagjinit.

Rreth 250 forca policie nga Drejtoria Vendore e Shkodrës, FNSH e Shkodrës, Lezhës, Fierit dhe forcat RENEA prej disa ditësh po vijojnë kontrollet intensive në pjesët malore të Dukagjinit.
Gjatë këtij operacioni, forcat e policisë disa herë kanë hasur vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer malor në fshatrat e Dukagjinit.
Ndërkohë deri më tani sipas informacioneve policore nuk ka persona të ndaluar kjo për shkak se kultivuesit e drogës në Dukagjin janë të favorizuar nga terreni i thyer malor dhe sapo konstatojnë policinë largohen në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë.
Gjithsesi forcat e policisë të ndihmuar edhe nga RENEA dhe FNSH janë duke hetuar lidhur me çdo rast për identifikimin e autorëve e më pas gjetjen dhe kapjen e tyre.



