Kërkoi lirimin nga burgu, shtyhet seanca për Dritan Dajtin

Kërkoi lirimin nga burgu, shtyhet seanca për Dritan Dajtin

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ku Dritan Dajti kërkon lirinë.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 23 korrik, në orën 13:30.

Seanca u shty  pas kërkesës se Dritan Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marrë në shqyrtim provat e depozituara tashme nga prokuroria.

 

Gjatë seancës së sotme u mundësua videokonferencë nga ku Dajtu u shpreh:

Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar. Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje të palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk më pranoni në gjykatë, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit të deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi që keni vendosur ju, pa praninë time?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy